![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
![]() |
| Mësoni më shumë për këtë program të ri shkëmbimi me
Çfarë është YES? Youth Exchange and Study (YES) është një program i themeluar në tetor të vitit 2002, i sponsorizuar nga ECA, për të siguruar bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme (15-17 vjeç), për të kaluar deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Thelbi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet njerëzve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre. Synimet e programit janë:
Me këto synime, ky program siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kalur deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme. Aktivitete të programuara njohin studentët me principet e edukimit qytetar, shoqerinë civile, normat ligjore, shërbimet ndaj komunitetit dhe udhëheqjen e të rinjve, siç praktikohet në Shtetet e Bashkuara. Njëkohësisht, nxënësit amerikanë mësojnë mbi mënyrën e jëtesës së shokëve të tyre të klasës në vendet e YES. Menjëherë pas kthimit të tyre, studentët zbatojnë aftësitë e tyre drejtuesë në vendet e tyre të lindjes. Veç kësaj, grupe ish-nxënësish kanë formuar dhe janë përfshirë në disa aktivitete në shërbim të komunitetit, duke përfshirë grumbullimin e veshjeve për bamirësi, këshilla për më të rinjtë dhe mësime anglishteje, vaksinim dhe shumë më tepër. Programi mbështetet financiarisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Çfarë arrin një i ri në programin e shkëmbimit? Koncepti i programeve të shkëmbimit lindi nga dëshira e kombeve dhe njerëzve të tyre për të krijuar ura mirëkuptimi. Në shumë vende, lëvizjet rinore të shkëmbimit janë njohur dhe pranuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që e bën shkëmbimin nga të rinjtë të suksesshëm është mënyra e veçantë e të rinjve për të mësuar mbi një vend dhe kulturë tjetër; duke jetuar si pjesëtar i një familjeje pritëse, jo si mik. Rezultati ndër vite ka qenë një tregues global për impaktin pozitiv të shkëmbimit, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet kombeve, por mbi jetët e qindra mijëra pjesëmarrësve, shokëve, shkollave, komunitetit dhe prindërve të tyre. Shumë nga liderët e sotëm kombëtarë apo lokalë, kanë marrë pjesë në eksperiencat e drejtëpërdrejta të shkëmbimit dhe dëshmojnë për impaktin pozitiv mbi jetën e tyre.
Bursa e studimit siguron:
Bursa e studimit nuk mbulon:
Ky program bursash mbështetet financiarisht nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe administrohet nga Zyra për Edukim dhe Çështjet Kulturore (ECA) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. ECA mbështet mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, me anë të programeve për edukim dhe trajnim, duke përkrahur lidhjet personale, profesionale dhe institucionale ndërmjet qytetarëve dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara e kudo, si dhe të bëjë të njohur historinë, shoqërinë, artin dhe kulturën amerikane me të gjithë diversitetin e tyre tek një audiencë e huaj. Programi mbështetet në nivel lokal nga qytetarët amerikanë dhe shkollat e mesme, të cilët në mënyrë vullnetare presin, edukojnë dhe mbështesin studentët pa asnjë detyrim financiar.
Në harmoni me iniciativat e mbështetura nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për reforma demokratike, konkurimi për bursat e programit Youth Exchange and Study (YES) bazohet në meritat personale dhe është i hapur për të gjithë aplikantët që plotësojnë kërkesat e mëposhtme: Për tu pranuar si aplikant duhet:
Kush nuk pranohet si aplikant? Studentët nuk mund të pranohen si aplikantë nëse:
Programi mbështet studentët me aftësi të kufizuara dhe inkurajon pjesëmarrjen e tyre. ECA punon me Mobility International (MIUSA) dhe u siguron studentëve me aftësi të kufizuara trajnime mbi drejtimin dhe u siguron informacione të përshtatshme për t’i mbështetur sipas nevojave në rritjen e tyre gjatë vitit që qëndrojnë në Amerikë. Nxenesit me nevoja te vecanta te lindur ndremjet datave 15 mars 1993 dhe 15 korrik 1996, dhe qe ende nuk e kane perfunduar shkollen e mesme, kane te drejte aplikimi per YES. Panele të pavarura me profesionistë amerikanë në fushën e edukimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare do të përzgjedhin finalistët dhe kandidatët alternativë. Përzgjedhja bazohet në bazë të meritës që do të dalë nga aplikimi tërësor, referencat nga mësuesit dhe gadishmërinë që do të demostrohet për një eksperiencë shkëmbimi njëvjeçare. Gjithashtu studentëve do t’u kërkohet të kenë vlerësimin mjekësor dhe të deklarohen si të aftë fizikisht për të marrë pjesë në program. Menjëherë pas njoftimit, finalistët dhe prindërit e tyre do të marrin materiale orientuese për t’u përgatitur për nisjen. Ata duhet të njoftojnë zyrtarisht American Councils që pranojnë bursën e studimit dhe t’i sigurojnë ndonjë dokument që mund të kërkohet. Studentët mund të fillojnë proçesin e aplikimit për pasaportë ndërkombëtare dhe procesin e vizës menjëherë me miratimin e programit. Nga maji deri ne gusht, American Councils dhe organizatat e tjera partnere do të lidhin finalistët me familjet e përzgjedhura pritëse dhe të bëjnë regjistrimin në shkollat e mesme lokale. Në qershor dhe korrik, përfituesit e bursave do të marrin pjesë në një program orientimi në vendet e tyre. Më pas studentët do të udhëtojnë për tek familjet pritëse amerikane për të filluar eksperiencën e shkëmbimit në gusht. Studentët duhet të kthehen në vendet e tyre në përfundim të programit në datën e caktuar nga American Councils. Viza amerikane e lëshuar për pjesëmarrësit në program nuk mund të ndryshohet ose të shtyhet për asnjë arsye pas përfundimit të afatit të programit.
Përfaqësuesit e American Councils for International Education do të vizitojnë qytete të ndryshme për të prezantuar kriteret e aplikimit gjatë vjeshtës. Të gjithë aplikantët do të kenë një test të shkurtër anglisht (Raundi 1). Ata që kalojnë testin e parë do të kenë një test më të gjatë për aftësitë në anglisht dhe të shkruajnë një hartim në anglisht (Raundi 2 i cili zakonisht zhvillohet një ditë pas Raundit 1). Kandidatët mund të mbarojnë të dy raundet e para të konkurimit përpara se të marrin materialet përfundimtare të aplikimit dhe përpara intervistës. Pas përfundimit me sukses të raundeve 1 dhe 2, gjuha angleze nuk konsiderohet më si kusht selektiv.
Si mund të përfitoj nga eksperienca e shkëmbimit? Programi Youth Exchange and Study u jep mundësinë studentëve të mësojnë mbi njerëzit dhe kulturën në Shtetet e Bashkuara dhe të mësojnë të tjerët mbi njerëzit dhe kulturën e vendit të vet. Studentët përforcojnë vlerësimin dhe zhvillojnë ndjeshmërinë për kulturat e tjera, eksperiencë për rritje personale dhe pavarësi dhe përgaditen për një botë të pavarur. Studentët lidhen shumë me familjet e tyre pritëse amerikane dhe komunitetin atje, saqë shpesh kjo lidhje zgjat për gjithë jetën. Gjithashtu pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi personale, njihen me kuptimin e shoqërisë civile dhe zhvillojnë aftësitë udhëheqëse që do t’i ndihmojë ata në zgjidhjen e shumë problemeve edhe në komunitetet e vendeve të tyre.
Cilat janë disa disavantazhe të mundshme? Studentët që janë të interesuar për këtë program duhet të marrin parasysh edhe efektet negative që mund të ketë ky program:
Rekrutimi, përzgjedhja, orientimi, udhëzimet e udhëtimit dhe aktivitetet me ish nxënësit organizohen nga American Councils for International Education, një organizatë jo-fitimprurëse që drejton zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Lindore, Euroazisë dhe Ballkanit. Misioni i organizatës është të ushqejë zhvillimet e pavarura dhe demokratike me edukim të përparuar dhe kërkim, duke kultivuar udhëheqje dhe fuqizimin e individëve dhe institucioneve nëpërmjet të mësuarit. Gjatë 30 viteve te kaluara American Councils është kthyer në një nga organizatat kryesore per edukim dhe trajnim që punon në rajon. Ajo administron mbi 30 programe shkëmbimi dhe trajnimi, duke përfshirë disa programe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për studentët e shkollave të mesme, studentët e universiteteve dhe të sapodiplomuar, mësuesit dhe profesorët. Disa organizata të tjera private jofitmprurëse në Shtetet e Bashkuara si World Link, PAX, and ASPECT mbështesin gjithashtu programin YES. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u ka kërkuar këtyre organizatave të lidhë pjesëmarrësit me familjet pritëse amerikane dhe të organizojnë aktivitete gjatë programit njëvjeçar.
Ku mund të marr më tepër informacion? Nga website: www.americancouncils.org ose www.americancouncilssee.org Nga Zyra e American Councils në Tiranë: Nga Zyra e American Councils në Prishtinë Nga Zyra e American Councils në Shkup |
|